Papagalli që e tregon adresen e shtëpisë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-05-2012

0

Ky papaga ishte larguar nga banesa e tij në qytetin Sagamihara dhe i ka rënë në supe një mysafiri në një hotel të afërt, i cili e ka dërguar në polici.

Por ajo që duket e çuditshme është fakti se papagalli i është kthyer pronares së tij, pasi ka arritur ta tregojë adresën para atyre që e kanë gjetur.

Pronarja e tij, një 60-vjeçare, kohë më parë e kishte humbur një papagall, prandaj kur e ka marrë tjetrin, punën e parë që e ka bërë ia ka mësuar adresën.

Zëdhënësi i policisë lokale ka treguar se papagalli e kishte përsëritur tri herë pa u ndalur qytetin nga vinte, lagjen në të cilën banonte, si edhe numrin e shtëpisë së pronares së tij.

Komentoni këtë kuriozitet