Përleshet me pitonin, shpëton me ndihmën e shokut

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-04-2013

0

Përleshet me pitonin, shpëton me ndihmën e shokutNjë familje prej katër personash, që po bënte një shëtitje me barkë të ngushtë të llojit kanu në Florida, u befasua kur prijësi i rrugës zbriti nga barka dhe nisi të zihej me një piton.

26-vjeçari Tommy Owens kapi gjarprin dhe u përpoq ta nxirrte nga uji, por aty kuptoi se ky piton ishte më i madh dhe më i fortë seç e priste.

“Ishte gati tre metra i gjatë dhe shumë i fortë. I bëra llogaritë gabim. Ai nisi të më mblidhej në krah. Me dorën tjetër e hiqja, por ai mblidhej sërish. Në një pikë mu duk vetja si i prangosur”, tha Owens për ‘NBC2’, transmeton TCH.

Me ndihmën e një prijësi kolegu nga një barkë tjetër, Owens arriti ta vriste pitonin dhe të bënte fotot e rastit për në Facebook.

Komentoni këtë kuriozitet