Përmes mesazhit 5.000 vetë kalojnë në fenë islame

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 08-11-2009

0

smsMbi 5.000 persona në Arabi Saudite kanë kaluar në fenë islame nëpërmjet telefonit celular. Shërbimi i posaçëm, i quajtur “Më kalo në islam”, i cili ofrohet në 12 gjuhë të ndryshme, ka për qëllim të ngrit vetëdijen në mesin e entiteteve pakicë në këtë vend, bëjnë të ditur mediat lokale.

Secili person, me anë të mesazhit SMS, mund të dërgojë emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit të një personi që nuk është mysliman – e që do të mund të kalonte në fenë islame.

Më pastaj këta numra të telefonit u dërgohen hoxhallarëve dhe mësimdhënësve të fesë islame, të cilët i kontaktojnë këta persona – për t’i njoftuar ata me fenë islame.

Nëse personi në fjalë është i interesuar të komunikojë – atëherë thirrjet bëhen edhe më të shpeshta.

Deri më tash janë dërguar rreth 800.000 mesazhe të tilla, ndërsa iniciatori i kësaj ideje ka fituar 32.000 dollarë

Komentoni këtë kuriozitet