Peshkaqeni që shpëton peshkaqenin shtatzënë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-11-2009

0

Peshkaqeni që shpëton peshkaqenin shtatzënë Në Zelandën e Re, pas xhamave të një akuariumi, vizitorët panë se si një peshkaqen i bardhe “i bëri një prerje cezariane” në stomak një peshkaqeni tjetër duke liruar kështu katër të vegjlit nga barku i nenës së tyre.

Vizitorët dhëne alarmin fillimisht, ndërsa më pas panë se lindën peshkaqenë të vegjël dhe sesi nëna e tyre i mbijetoi ‘sulmit’.

E gjithë skena ndodhi në akuariumin nënujor në New Auckland. Një peshkaqen sulmoi në stomak një femër të së njëjtës specieje. Drejtuesit e objektit arritën të kujdesen për të vegjlit dhe nënën, duke i bërë kësaj të fundit qepjen pas prerjes cezariane.

Peshkaqenët e vegjël janë futur në një vend të sigurt pasi mund të jenë pre e peshkaqenëve më të mëdhenj.

Drejtuesit thonë se nëse lindja do të kishte ndodhur natën të vegjlit nuk do të jetonin pasi do të sulmoheshin nga peshkaqenët e mëdhenj menjëherë. Ata shprehen të çuditur se si kafshimi është bere në një zone të saktë për të mos plagosur për vdekje as nënën e as të vegjlit. /TCH/

Komentoni këtë kuriozitet