Peshku që shitet për 396 mijë dollarë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-01-2011

0

Një peshku tuna është shitur në një ankand në tregun e peshqve në Tokio për shifrën rekorde prej 32.49 milionë jen apo 396 mijë dollarë, transmetojnë mediet amerikane.

Çmimi i tunës, e rëndë 342 kilogramë, ka kaluar rekordin aktual nga viti 2001, kur tuna e rëndë 202 kilogramë u shit për 20.2 milionë jen, ka deklaruar zëdhënësi i tregut Tsuki, tregu më i madh në botë për shitjen me shumicë të peshqve.

Tuna gjigante është kapur afër brigjeve të Japonisë veriore, dhe ishte njëra nga 538 tunat që u sollën dje nga e gjithë bota në ankandin në Tsuki.

Çmimi rekord i ka sjellë fitim të mirë peshkatarëve, duke marrë 95 mijë jen apo 1 150 dollarë për një kilogram të tunës.

Komentoni këtë kuriozitet