Pinguinët si Babagjyshë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-12-2009

0

Pinguinët si BabagjyshëNë Japoni, pesë pinguinë janë duke i mahnitur vizitorët e akuariumit të hapur në pjesën jugperndimore të vendit, me paradën e tyre, të veshur me kostumet e babadimrit.

Pesë pinguinët e këtij lloji karakterizohen me shirita dhe të pika të zeza në kraharor, janë motra dhe vllezër. Më i riu nga to, i cili quhet Koegiroh, sapo ka mbushur 2 vjet.

Pinguinët shpesh nxirren jashtë nga punonjësit e parkut për të marrë ajër të pastër, për ushtrime dhe për të takuar vizitorët. Tani ata kanë veshur kostumet e Babagjyshit nga punonjësit e akuariumit.

Në çdo hap që bëjnë pinguinët, zilet e vogla të varura në qafën e tyre tringëllojnë duke e bërë atmosferën më të gëzuar në prag të festave të fundvitit.

Punonjësit e akuariumit kanë vendosur edhe bredhin e Vitit të Ri ndërsa vizitorët mund të bëjnë fotgrafi me pinguinët. Parada ditore e pinguinëve-babagjyshë do të vazhdojë deri në ardhjen e Vitit të Ri.

Komentoni këtë kuriozitet