Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitale!

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 01-04-2013

0

Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitaleE pabesueshme! Policia arreston femrën e cila shkelmonte meshkujt te… organet gjenitale!

Përfundon në burg femra me vesin e çuditshëm… Në policinë e shtetit të Manatee në Florida të SHBA-ve u bë një denoncim për një femër e cila pozicionohej në rrugë dhe godiste çdo mashkull që kalonte me shkelmë në… organet gjenitale!

Katinas (!) Jane Collins, 38 vjeçe, sulmoi një numër të panjohur njerëzish, pa e ditur pse.

Madje ajo sulmoi edhe oficerin e policisë që shkoi për ta arrestuar!
Ndërkohë oficeri i policisë shpëtoi nga njëra anë burrërinë… e tij, por nga ana tjerë nuk mundi ti shpëtonte grushteve të saj!
Nga goditje me grushte, 38-vjeçarja i theu oficerit syzet e diellit.

Përfundimisht, Jane Collins me vesin e saj të çuditshëm dhe të dhimbshëm, mbahet në dhomat e paraburgimit dhe pritet që të gjykohet së shpejti për të mësuar arsyen se pse ajo i godiste meshkujt tek organet e tyre gjenitale!

Komentoni këtë kuriozitet