Punon motoçikletën 14 metra me të cilën nuk mund të kthehet

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-09-2009

0

Punon motoçikletën 14 metra me të cilën nuk mund të kthehetInstaluesi 29-vjeçar i ujit Colin Furze për dy muaj rresht ka punuar në motoçikletën më të gjatë në botë për të thyer rekordin.

Motoçikleta e tij 14-metërshe arrin shpejtësinë prej 50 kilometrash në orë, dhe atë e ka punuar nga dy skuterë të modelit Honda Sky të cilët i ka lidhur me alumin.

“Është mjaftë e rëndë prandaj është vështirë të kontrollohet, derisa për t’u kthyer ju nevojitet gjashtë shirita të rrugës”, ka thënë Furze nga Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ka vozitur 100 metra dhe incizimin ia ka dërguar Librit të Rekordeve Guinness dhe tani pret vërtetimin e tyre se ka thyer rekordin të cilin e mban motoçikleta me gjatësi prej 9.6 metrash./ Telegrafi

Komentoni këtë kuriozitet