Qeni me kembe artificiale

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 29-08-2012

1

Dhunës së karteleve të drogës në Meksikë nuk u kanë shpëtuar as kafshët. Lemon Pie është qeni i cili para pak muajsh ishte viktimë e kësaj dhune.

Anëtarë të një bande të armatosur që veprojnë në veri të Meksikës i prenë dy gjymtyrët e para kafshës, duke i vështirësuar jetesën.

Fatmirësisht, Lemon Pie u gjet nga një grup aktivistësh që mbrojnë të drejtat e kafshëve. Muaj më vonë, ai jo vetëm që u shërua, por tashmë ka edhe dy këmbë të reja të cilat edhe pse artificiale, i mundësojnë atij të vrapojë si më parë.

Komentet (1)

sa mire qe qeni ka jetuar po bandat ne meksike jane shume keq nga dita ne dite po shtohen uroj qe keto banda te marin fund ndonjehere

Komentoni këtë kuriozitet