Restoranti 30 metra lartësi nga toka

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-09-2009

0

Restoranti 30 metra lartësi nga tokaTani, darkuesit në Francë, të cilët kërkojnë një vend më të veçantë, kanë rastin t’i shijojnë disa nga ushqimet më të shijshme, në një restorant të veçantë, në natyrë, rreth 30 metra lartësi nga toka.

Restoranti në fjalë ofron një platformë të veçantë në kryeqytetin Francez, rreth 30 metra lartësi mbi rrugë. Bileta për një darkë në një vend të tillë kushton 950 euro.

E veçanta e këtij vendi për të darkuar është se nga ulësja mund të shihen pika të ndryshme referimi si Kulla e Eiffelit.

Ndërkohë, personat që vuajnë nga sëmundjet e detit nuk duhet të merakosen për lartësinë e restorantit, sepse do t’ia kalojnë mirë.

Kryekuzhinieri francez Yannick Alleno thotë se një përvojë e tillë ia vlen, jo vetëm pse nga aty duket një pamje shumë e bukur e një pjese të qytetit, por edhe ushqimi është shumë i mirë.

Komentoni këtë kuriozitet