Rusi, trafik rekord, linjë 190 km në autostradë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-12-2012

0

Për të gjithë ata që mendojnë se Tirana apo qytetet e tjera shqiptare vuajnë nga trafiku i rënduar, ajo që ndodh në mënyrë të përditshme në vendin tonë nuk është asgjë krahasuar me një trafi

k të përmasave të denja për të hyrë në librin “Guiness”, të regjistruar të dielën në Rusi.

Si rrjedhojë e rreshjeve të befta të dëborës dhe mjegullës që solli bllokime, linja e trafikut në autostradën që lidh dy qytetet kryesore ruse, Moskë-Shën Pjetërburg, arriti deri në 190 kilometra.

Falë angazhimit të Ministrisë së Transporteve dhe përpjekjes së autoriteteve, trafiku në orët e para të së hënës u arrit të reduktohej në vetëm “50 kilometra” radhë, ndërsa shpejtësia e lëvizjes u kufizua në shpejtësi 15-20 kilometra në orë.

Rusia është e mësuar me dimrin e ashpër dhe rreshjet e dëborës janë një fenomen i zakonshëm, por pas një vjeshte që zgjati me temperaturat e larta, pushtimi i vendit nga dëborë ndodhi në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë edhe për një vend të mësuar me kushte të tilla.

Komentoni këtë kuriozitet