Rusia së shpejti do të bëhet me një akullthyese të re gjigande

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-10-2012

0

Akullthyesja më e madh bërthamore në botë do të lëshohet në det në Rusi në vitin 2015. Korporata Shtetore “Rosatom” ka shpallur tashmë tenderin për ndërtimin e anijes së re universale atomike.

Akullthyesja e re do të ndërtohet në përputhje me kërkesat më të fundit të sigurisë, ku është prodhuar shumica e anijeve atomike. Kjo akullthyese e re është projektuar si akullthyese kryesuese. Ajo do të jetë e pajisur me sisteme të reja sigurie, në përputhje me rregullatoret e agjencive të monitorimit, atyre të mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së deteve. Centrali elektrik i saj do të jetë krejtësisht tjetër, më modern dhe i sigurt.Gjatësia e akullthyeses do të jetë 173 metra, kurse gjerësia – 34 metra. Sa për krahasim – parametrat e akullthyeses më të madhe atomike të ditëve tona “50 vjet të Fitores” janë 159 me 30 metra, respektivisht. Si vijon nga detyra teknike e shtruar për zbatim, akullthyesja e re bërthamore do të projektohet për shoqërimin e anijeve në sipërfaqet e ngrira të detit me trashësi akulli deri në 4 metra, për shoqërimin e vaporëve në zonat e ujërave të cekëta, për rimorkimin e konstruksioneve lundruese në sipërfaqe të mbuluara me akull dhe në ujë të pastër si dhe për të kryer operacione shpëtimi në të gjitha kushtet e motit.

Aktualisht Rusia ka gjashtë akullthyese operative bërthamore. Megjithatë, së pari, çdo flotë duhet të ripërtërihet, të përsoset më tej. Dhe, së dyti, me rritjen e interesit ndaj tranzit ndërkombëtar nëpërmjet Rrugës së Detit të Veriut si dhe në lidhje me zhvillimin intensiv të përvetësimit të burimeve të Arktikut, Rusia ka nevojë për akullthyese të reja. Në një kohë të afërt planifikohet ndërtimi i tre akullthyeseve të reja me kosto rreth 37 miliardë rubla (1.14 miliardë dollarë) secila.

Sipas dokumentacionit të projektit, akullthyesja e sipërpërmendur duhet të vihet në funksionim në vitin 2017. Ndërsa në vitin 2015 është planifikuar lëshimi i saj në det dhe fillimi i testimeve të para.

Komentoni këtë kuriozitet