Sa orë gjumë janë të nevojshme për njeriun?

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-12-2012

0

Duke marrë parasysh të gjitha funksionet tona psikologjike, nuk është e çuditshme që njeriu një të tretën e jetës e kalon duke fjetur. Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë, se truri akumulon tëgjitha detajet e ditës, ndërsa ne ndodhemi në gjumë.

Pagjumësia nuk është sëmundje, por është simptomë e cila mund të zgjasë për një kohë të shkurtër apo të jetë në ndikim për kohë të gjatë. 10 – 26% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kalimtare, 7 – 20% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kronike. Disa nga liderët më të mëdhenj të botës, nga Napoleon Bonaparti, Çurçilli, Klintoni apo Teçeri, thuhet se flinin maksimumi 6 orë në 24.

Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha
16 orë për të sapolindurit
10 orë për 3-18-vjecarët
8 orë për 19-55-vjecarët
6 orë për mbi 56-vjecarët

Komentoni këtë kuriozitet