Sediliet e makinës me lëkurë domateje

Posted by G S | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-07-2014

0

domate Telajo alumini, disqe alumini, fenerët ksenon dhe të brëndshmet….në domate. Kjo do të jetë e ardhmja e makinës tuaj e cila do të përbëhet nga të brëndshme në lëkurë me një origjinë që do ta ketë nga lëkura e domates.

Kopja e çuditshme.

Kjo lloj teknologjije u zbulua nga Ford, kompania e cila kohët e fundit ka hyrë në marrëdhënie me kompanine gjigande të Ketchup-it   “HJ Heinz” për zhvillimin e këtij projekti mjaft ambicioz. Qëllimi i dy kompanive lidër në fushat respektive është përdorimi i lëlurës, gjetheve dhe degëve të domates për të krijuar lëkurë të brëndshme për veshjen e sejdiljeve të makinave Ford.

Ky projekt është akoma në fillimet e tij dhe pritet që në vitet e ardhshme të marrë jetë. Sfidat për kompanitë janë të shumta në anën teknologjike por dhe ato me ambjentalistët.

Kompania Ford është e bindur se lënda e parë nuk do të mungoje pasi “HJ Heinz“ përpunon 2 milion ton domate në vit sasi e barabartë për të mbushur 1000 pishina olimpike.

Kjo lloj teknologjie nuk është e re për kompaninë Ford pasi dhe në të shkuarën ka përdorur lëkura kokosi dhe pambuk për pjesë të brëndshme të makinave të saj.

Komentoni këtë kuriozitet