Shefi dhe sekretarja, kontratë për seks javor

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-12-2013

0

shefi-dhe-sekretarja-kontrat-euml-p-euml-r-seks-javor_hdSeks katër herë në muaj në këmbim të shumës prej më shumë se 30 mijë eurove në vit – ky është thelbi i kontratës që Luigi De Fanis, komisioner në Departamentin e Kulturës në rajonin e Abruzzo, kishte firmosur me sekretaren e tij, Lucia Zingariello.

Tarifës i janë shtuar dhe 1.200 euro në muaj, që simpatikja 34-vjeçare i merrte si pagesë të punës së saj të zakonshme si sekretare politike e PDL-së.

Skandali i zbulimit të ekzistimit të një kontrate mes një zyrtari vendor italian me sekretaren e tij, ku bëhej fjalë për pagesë ekstra për ofrimin e seksit ka pushtuar mediat e atjeshme. Kontrata u gjet nga një kontroll i policisë dhe në të shkruhej se pranohej që për katër herë marrëdhënie intime në muaj, sekretarja të përfitonte pagë mujore prej 3.000 eurosh në këmbim të seksit.

Ndërkohë vajza paguhej dhe me 1.200 euro në muaj për punën e saj të zakonshme si sekretare politike e PDL. Policia arrestoi komisionerin dhe sekretaren e tij personale, si dhe dy punonjës të tjerë në rajonin e Abruzzo me akuzën për grabitje, mashtrim i rëndë dhe përvetësim, njofton Shekulli

Por sekretarja ka mohuar ta ketë nënshkruar me dëshirën e saj këtë kontratë. Ajo thotë se ishte e detyruar nga shefi i saj, i cili nga një sanitare, puna që bënte më parë, e ngriti në detyrën e sekretares. Ndërkohë vajza shton se e pranoi punën për shkaqe financiare pasi në atë periudhë kishte nënën të sëmurë dhe kishte shumë nevojë për para.

Komentoni këtë kuriozitet