Sot 21 Maj a do te filloje fundi i Botes?

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 21-05-2011

0

Harold Camping, i lindur ne vitin 1921 eshte president i nje rrjet me karaker fetar, qe quhet Family Stations me qender ne Kaliforni dhe qe permbledh 150 stacione radio televizive te shperndara ne te gjithe SHBA.

Sipas tij, pikerisht ne Bibel, ndodhet i fshehur ne mes te rreshtave qe ai ka mundur te deshifoje nje kalendar, i cili i ka dhene atij mundesine qe te llogarise daten e sakte te fundit te botes, ose te ashtuquajturen dita e gjykimit universal.

Sipas konceptit te Harold Camping, vetem Bibla eshte rruga e komunikimit me Zotin, zeri i vetem i se vertetes.
Harold Camping ka mese 70 vjet qe merret me leximin, studimin dhe analizimin e Bibles.

Ky studim i thelle i saj, i ka dhene mundesine atij qe te percaktoje diten e gjykimit, qe sipas tij do te filloje ne daten 21 Maj 2011,qe do te thote se do te filloje pikerisht sot.

Por problemi lidhur me kete, qendron ne faktin se Harold Camping nuk e ka per here te pare deklarimin e dates se fundit te Botes. Kete paralajmerim ai e ka bere edhe vite me pare, kur deklaroi se kjo dite do te ishte ne 6 Shtator 1996. Sigurisht qe kush e mban mend, ate dite, fundi i Botes nuk arriti.

Gjithsesi Harold Camping eshte kembengules ne profecine e tij, dhe per kete sjell ne vemndje edhe disa fenomene te cilat ai i quan si parathenie te fundit final. Dhe eshte fjala pikerisht per fenomenin e renies se zogjve te ngordhur nga qielli ne Arkansas, si dhe ngordhja e rreth 100 mije peshqve.

Sic edhe e thame edhe me siper, Harold Camping ka deklaruar dy data te cilat duhet qe t’i kemi ne vemendje, 21 Maj, si daten e fillimit te procesit te fundit te Botes, dhe 21 Tetor, si daten kur ku proces do te perfundoje.

Ne kete perfundim ai ka arritur pasi ka llogaritur kohen me ndihmen e kalendarit Gregorian dhe ebraik.
Keto te dhena ai i ka vendosur ne kontekstin e epokes moderne, ka kombinuar keto me te dhena te tjera te Bibles, dhe ka marre daten “egzakte”.

Tani cdo banori te Tokes nuk i mbetet vecse te prese vertetesin e predikimit te mesiperm te Harold Camping. Koha filloi.

Komentoni këtë kuriozitet