Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-09-2012
0
Kroatët thyet rekord me kapuçinon më të madhe në botë, transmetuan mediet njoftimin.. Kjo lloj kafeje shumë e shijshme, që u përgatitë me qumësht dhe krem, arriti peshën 2.012 litra dhe e regjistroi Kroacinë në Librin e Rekordeve “Guinness”.
Shfaqja, që një kompani kafeje organizoi për të festuar 150-vjetorin e themelimit të saj, i dha Kroacisë një rekord të vështirë për t’u thyer.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-11-2009
0
Këshilltari për siguri nga Leicesteri, Manjit Singh, i cili në Angli është i njohur si njeriu i çeliktë, të enjten me flokët e tij ka tërhequr në distancë prej 21.2 metrash një autobus me peshë prej tetë tonesh duke thyer kështu rekordin Guinness.
Ky rekord është vendosur në Londër gjatë Ditës tradicionale të rekordeve të Guinnessit, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz anekënd botës, të cilët veç rolit të tyre si spektatorë, janë munduar të thyejnë edhe ndonjë rekord.
Për Singhun kjo ishte një arritje e madhe, duke qenë se në vitin 2007 nuk ka mundur të tërheqë të njëjtin autobus me anë të veshëve të tij, në distancën e kërkuar.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 01-11-2009
0
Keku tiramisu më e madh në botë, i cili peshon 1.075 kilogramë, është paraqitur në Francë dhe është regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness.
Rekordi i deritanishëm ka qenë tiramisuja nga Zvicra e cila ka peshuar 782 kilogramë.
Keku i ri gjigant është krijuar nga dhjetëra pastiçerë, natën në mes të enjtes dhe të premtes, në kuadër të panairit të çokollatës në qytetin francez Villeurbanne, afër Lyonit.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-10-2009
0
Giuliano Stroe është futur në librin e rekordeve botërore, Guinness, pasi është fëmija më muskulor në planet, dhe ka aftësi të jashtëzakonshme fizike.
Ky sportist i jashtëzakonshëm ka filluar të ushtrojë në Itali, ku jeton me familjen e tij, kur ishte vetëm 2-vjeç. Dhe, puna e zellshme më në fund është shpaguar.
Djaloshi është bërë atraksion i vërtetë në Itali, ndërsa babai i tij, Iulian Stroe (33-vjeçar) thotë: “Në sallën e ushtrimeve e marr me vete prej se ka lindur”
Ai thotë se nuk ekziston rreziku që i biri i tij të lëndohet, pasi që asnjëherë nuk e lë të stërvitet vetëm.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-09-2009
0
Instaluesi 29-vjeçar i ujit Colin Furze për dy muaj rresht ka punuar në motoçikletën më të gjatë në botë për të thyer rekordin.
Motoçikleta e tij 14-metërshe arrin shpejtësinë prej 50 kilometrash në orë, dhe atë e ka punuar nga dy skuterë të modelit Honda Sky të cilët i ka lidhur me alumin.
“Është mjaftë e rëndë prandaj është vështirë të kontrollohet, derisa për t’u kthyer ju nevojitet gjashtë shirita të rrugës”, ka thënë Furze nga Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-09-2009
1
Hamburgeri më i madh në botë peshon 83 kilogramë.Hamburgeri gjigant shitet me çmim prej 500 dollarësh.
Ndoshta tingëllon shtrenjtë, por kur të merrni parasysh që me të mund të ushqeni bukur disa njerëz vlen të mendohet dy herë.
Pronari i restorantit “Mallie’s Sports Grill and Bar”, Steve Mallie, thotë se iu kanë dashur tetë orë që të pjek brumin në të cilin është dashur të vendoset qoftja.