Policia arreston krokodilin

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-07-2010

0

Policia gjermane në qytezën Gross-Rohrheim të krahinës Hesse arrestoi një krokodil, pasi mori një telefonatë të qytetarëve të cilët lajmëruan se një krokodil po shëtiste rrugëve.

Janë zbuluar edhe pronarët e zvarranikut të frikshëm: cirku i vogël që po qëndronte si mysafir në qytet.

Foshnja në gojë të krokodilit

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-06-2010

0

Derisa shikoni fotografinë e babait i cili mban në dorë foshnjën mbi gojën e hapur të krokodilit do të mendoni se ai është i çmendur, por jo, ky është vetëm një ritual fetar i sektit Siddha.

Rituali i tmerrshëm është pjesë e festivalit të përvitshëm fetar në Karachi, në të cilin një grup i vogël religjioz nga Pakistani nderon krokodilët, kafshën e tyre të shenjtë.

Lufta me krokodilë sport legjitim

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 11-03-2010

0

Anëtarët e organizatës amerikane të përkushtuar që ta bëjnë luftën me krokodilë sport legjitim thonë se ballafaqimi me reptilët e mëdhenj nuk është edhe aq i frikshëm.

Gazeta amerikane The Miami Herald shkruan se Shoqata e Mundjes me Krokodilët do të organizojë këtë javë një garë në Hard Rock Hotel të Seminoles afër Hollywoodit.

James Holt, i cili u ndesh me një krokodil për të ndihmuar në promovimin e kësaj ngjarje, tha se sekreti për të mposhtur njërën prej kafshëve vdekjeprurëse qëndron në aftësinë mendore.

Tanzani: Hipopotamet masakrojne krokodilin

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-11-2009

0

Tanzani: Hipopotamet masakrojne krokodilinFund i hidhur per nje krokodil ne Serengeti National Park ne Tanzani, i cili eshte ngrene i gjalle nga nje tufe hipopotamesh te uritur dhe te nxehur.

Preja i ishte afruar se tepermi nje femre dhe te vegjelve te saj, ndersa familja po notonte e qete ne ujerat e River Mara.

Kjo pakujdesi i kushtoi shtrenjte krokodilit, pasi hipopotamet e kane rrethuar dhe te vendosur per te mbrojtur llojin e tyre e kane masakruar kafshen e gjore sa hap e mbyll syte.