Macja më e durueshme në botë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-05-2011

0

Macet janë padyshim të ëmbla. Fëmijët e vegjët dinë të jenë edhe më të ëmbël. Por, kur të bashkohen të dytë, gjithmonë rezultojnë filma që na kënaqin – si në rastin e një maceje të portokalltë, e cila duron çdo gjë që i bën bebja.

Filmi, i cili pritet të bëhet hit në YouTube, është parë nga gjysmë milion persona, që nuk është habi, pasi fjala është për një fëmijë të vogël, i cili kafshon bishtin e maces.

Macja që bënë “OK”

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-02-2011

0

Një mace me emrin Jimmy di të bëjë shenjën “OK” duke ngritur lart gishtin e putrës së saj.

Në një video në “Youtube” dëgjohet zëri i një gruaje që thotë: “Përshëndetje Jimmy! Do më japësh një “OK”?”

Macja spraps aligatorin

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-11-2010

1

Në fermën e aligatorëve në shtetin amerikan Louisiana ka ndodhur një betejë interesante ndërmjet maces dhe aligatorit, në të cilën  fitues ka dalë macja, transmetojnë mediat amerikane.

Aligatori doli nga uji dhe u gjet ballë për ballë me macen ngjyrë zezë, shumë herë më e vogël se sa aligatori.Megjithëkëtë, macja nuk iku edhe pse zvarraniku shumë i madh ka mundur ta hante.