Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 29-01-2011
0
Në Diellin tonë dje kanë ndodhur dy shpërthime të njëkohshme, gjë që, sipas astronomëve, ndodh shumë rrallë.
Agjencia amerikane për hulumtime kozmike, NASA ka publikuar incizimin e kësaj dukurie, në të cilin shihen të dy shpërthimet në dy anë të kundërta të Diellit.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-11-2009
0
Alarmi i rrejshëm i aparatit për shtypje ne Stacionin ndërkombëtar te gjithësisë, ka shkaktuar vonese ne fluturimin e dy astronautëve te anijes kozmike amerikane Atlantis.
Ky alarm ne mënyrë automatike e ka mbyllur sistemin e ventilimit, mirëpo se shpejti qendra e kontrollit ne Hjuston ka zbuluar se behet fjale për alarm te rrejshem.
Incidenti e ka shkurtuar daljen ne orbite për 30 minuta dhe tani duhet te zgjasë gjashte ore, ka precizuar NASA.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-10-2009
0
Hansen është një figurë historike e studimeve mbi ngrohjen globale që me angazhimin e tij të fortë shoqëror e ka çuar debatin mbi ndryshimin e klimës jashtë qarqeve të shkencëtarëve duke u mbështetur fort nga publiku dhe institucionet e tjera të larta. E thërrasin “babai i ngrohjes globale”.
Në fakt, deri më tani James Hansen, 68 vjeç, 28 prej të cilave i ka shpenzuar për Institutin Hapësinor Goddard për Studimet e NASA-s, i ka gjetur të gjitha parashikimet. Në vitin 1981 shkroi se dekadën e ardhshme do të bënte më nxehtë dhe parashikimi i tij u vërtetua.
Pastaj në fillim të viteve ‘90, tha që dhjetëvjeçari i parë i shekullit të ri do ta kalonte rekordin e mëparshëm. Edhe këtë herë faktet i dhanë të drejtë.