Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 08-02-2013
0
Një burrë nga Afrika e Jugut është bërë i pari person në planet që është dënuar pse vrau një peshkaqen të madh të bardhë.
Leon Bekker u gjet fajtor për dhunimin e Aktit për Burimet e Gjalla Detare. Sipas gjykatës, ai ka vrarë një peshkaqen pa leje.
Gjykata e ka dënuar me një vit burg, të konvertuar në pesë vite dënim të pezulluar dhe me 10 mijë euro gjobë.
Rasti i paprecedent tregon se ky vend po merr masa për të mbrojtur peshkaqenët.
Bekker e vrau peshkaqenin, ndërsa po peshkonte.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-08-2011
0
Një peshkaqen i ka këputur të dy krahët, por sipas mjekëve do të mbijetojë.
Një ditë pas sulmit të një peshkaqeni-vrasës ndaj një turisti anglez në Seychelles, një incident i ngjashëm ka ndodhur sot në ekztremin lindor të Rusisë në dëm të një të riu 25 vjeçar, në një distancë 50 metra nga bregu.
Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-03-2011
0
Serfisti 48 vjeçar është lënduar gjatë sulmit të peshkaqenit, njofton AP. Ky është sulmi i dytë i peshkaqenit gjatë një jave në plazhet në veri të Sydneyt.
Incidenti ndodhi në natën e të mërkurës në plazhin jo larg Crowdy Head. I sulmuari citohet të ketë thënë se si” përnjëherë i doli përpara një peshkaqen i madh, i vërsul sipër me shpejtësi të tmerrshme dhe egërsisht e kafshoi në dorë”.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-02-2010
0
Peshkaqeni i madh i bardhe eshte ne rrezik te forte per t’u zhdukur.
Lajmin e ka bere te ditur nje studim i universitetit te Stanford, sipas te cilit ne te gjithe boten kane mbetur vetem 3500 ekzemplare, nje numer me i vogel edhe se i tigrave.
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-11-2009
0
Në Zelandën e Re, pas xhamave të një akuariumi, vizitorët panë se si një peshkaqen i bardhe “i bëri një prerje cezariane” në stomak një peshkaqeni tjetër duke liruar kështu katër të vegjlit nga barku i nenës së tyre.
Vizitorët dhëne alarmin fillimisht, ndërsa më pas panë se lindën peshkaqenë të vegjël dhe sesi nëna e tyre i mbijetoi ‘sulmit’.
E gjithë skena ndodhi në akuariumin nënujor në New Auckland. Një peshkaqen sulmoi në stomak një femër të së njëjtës specieje. Drejtuesit e objektit arritën të kujdesen për të vegjlit dhe nënën, duke i bërë kësaj të fundit qepjen pas prerjes cezariane.