Qeni me 2 këmbë, që ecën si njeri

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-08-2012

0

Është një jetë e re për këtë kafshë, pas humbjes së dy putrave të përparme. Tani këtij qeni i duhet të ecë njësoj si njerëzit vetëm me dy këmbë.

Një qen, i cili kishte dëmtuar këmbët e tij pas rrëzimit nga një ndërtesë tre katëshe, ka filluar një jetë të re duke ecur vetëm me dy këmbë.

Qeni vuan humbjen e “të dashurës”

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-05-2012

1

Fotografitë e një qeni të pikëlluar, i cili qëndroi pranë partneres së tij, kanë prekur mijëra njerëz.

Javën e kaluar një pitt bull femër është goditur nga një automjet, ndërsa pitt bulli mashkull ka qëndruar 14 orë pranë saj, pas ngordhjes.

155 mijë USD për ta klonuar qenin

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-05-2012

1

Ky çift shpenzoi 155 mijë USD për ta risjellë në jetë qenin”qenin e tyre të ngordhur. Edgar dhe Nina Otto paguan një pasuri të tërë për të klonuar qenin”qenin e tyre, të quajtur Sir Lancelot.

Gjithçka nisi në vitin 2008 kur qeni i tyre u diagnostikua me kancer. “Nuk e prisnim të vdiste kaq i ri,” tha amerikani Otto, djali i Edward Otto, një nga bashkëthemeluesit e NASCAR.

Qeni më i vogël në botë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-03-2012

0

Quhet “Mrekulli” dhe është qeni më i vogël në botë, më i vogël se pëllëmba e dorës së një njeriu dhe me peshë totale prej rreth 300 gramësh.

Një qen i racës Çihuahua, këlyshi Mrekulli duket se vuan nga mosrritja. Megjithatë, ai nuk shfaq asnjë defekt tjetër dhe sipas pronarit të tij, një 10-vjeçar britanik, qeni ka një oreks të mirë dhe i pëlqen të pijë qumësht.

Qeni qe ruan biçikleten

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-03-2012

0

Luo Wencong nuk ka nevojë për ta bllokuar biçikletën, sepse qeni i tij gjithmonë kujdeset për të. Për këtë shprehi të tij, banorët lokalë e quajnë Li Li “qeni që përqafon biçikletën”.

Sipas pronarit, qeni është aq i mençur saqë mund të numërojë, të mbajë shporta gjatë blerjes dhe të hedhë mbeturinat.
“Kudo që e lë biçikletën time, ai e mbërthen me këmbët e përparme për ta parandaluar vjedhjen”.

Qeni kafshon në fytyrë prezantuesen

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-02-2012

0

Një prezantuese veterane e televizionit në Denver të Kolorados ka përfunduar në spital duke iu nënshtruar një operacioni aspak të lehtë pasi u kafshua në transmetim direkt nga një qen të cilin e kishte në studio gjatë një pjese të emisionit të saj.

Qeni Mastiff u nguli dhëmbët në fytyrë Kyle Dyer ndërsa ndodheshin në Kusa-Tv.

Qeni i parë në fushatë elektorale

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-11-2011

0

Edhe Bo mbështet padronin e tij, presidentin Obama. Në faqen web barackobama.com gara për zgjedhjet presidenciale ka kohë që ka filluar dhe Shtëpia e Bardhë do të ketë tani edhe medaljon me foton e Bo-së, qenit të Obamës.

Është kaq i bukur saqë e meriton të ketë një medaljon vetëm për të’, – shkruhet ne paketë. Cmimi i një paketë që do përmbajë dy medaljona do të jetë 5 dollarë.