Tërheq anijen prej 760 tonësh

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-10-2009

0

Elbrus NigmatulinRusi Elbrus Nigmatulin, i cili mban titullin e njeriut më të fortë, ka thyer rekordin e tij personal dhe ka lëvizur anijen bartëse me peshë prej 760 tonësh, njoftojnë mediet ruse.

Elbrus ka vendosur rekord personal në vitin 2006 kur në lumin “Moska” ka tërhequr anijen prej 186 tonësh.Rusi 35-vjeçari i fuqishëm është kampion rus në katër sporte, përfshirë mundjen e duarve dhe ngritjen e peshave, dhe deri më tani katër herë ka fituar titullin e njeriut më të fortë në këtë vend.