Te kesh mik me te mire krokodilin

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 23-09-2011

0

Peshkatari nga Kosta Rika Gilberto Shedden edhe pse tani krokodili është mbi 5 metra i gjatë dhe me 70 dhëmbë në gojë, ai përsëri vazhdon të luaj më atë sikur të ishte një hardhucë e vogël.

Ai e quan krokodilin Pocho. Për të parë atë dhe Pochon pranë shtëpisë së tij ku ai ka krijuar një rezervuar të vogël mblidhen çdo ditë shumë vizitorë.

Gilberto e gjeti para 20 vite krokodilin të plagosur dhe e kishte dërguar në shtëpi për ti marrë lëkurën e kokës por më pas kishte ndërruar mendje dhe e kishte mjekuar atë.

Ky peshkatar është rasti i parë në botë i “bashkëjetesës” njeri-krokodil. Përveç tij asnjë njeri tjetër nuk i afrohet Pocho-s. Krokodili ha gjashtë deri në tetë pula në ditë plus disa peshq tre herë në javë.

httpv://www.youtube.com/watch?v=1FZo5E9-RG4&feature=player_embedded

Komentoni këtë kuriozitet