Tre vende të botës nuk pinë Coca-Cola

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-09-2012

0

Ajo është pija e gazuar më universale, por ama në tri vende të botës, është ende e padisponueshme.Fjala është për pijen “Coca-Cola”, e cila nuk tregtohet në tregjet e Kubës, Koresë së Veriut dhe Burmas.

Në fakt, që nga viti 1906, ishulli i Fidel Kastros ishte një nga tre vendet e para në botë (së bashku me Panamanë dhe Kanadanë) që e lejoi këtë pije të vinte nga Shtetet e Bashkuara.

Por në vitin 1962, tre vjet pas themelimit të revolucionit kuban, kjo pije ka qenë e ndaluar të hyjë në kufijtë kombëtarë.

Ndërsa Koreja e Veriut e ka ndaluar tregtimin e “Coca-Cola”-s, në vitin 1950, pikërisht në të njëjtin vit, kur aty u afirmua regjimi komunist.

Më tej, këto ditë arriti nga Burma, lajmi se ky vend do ta heqë ndalimin e tregtimit të pijes universale, i cili ka zgjatur për 60 vjet.

Komentoni këtë kuriozitet