UFO-ja ben xhiro mbi Toke

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 19-11-2010

0

Nga mesi i tetorit në një periudhe të shkurtë kohe mbi Teksas, Ganë dhe Irlandë, pra në tri kontinente, është parë një UFO e cila, sipas dëshmitarëve ka të njëjtat karakteristika.

Objekti e ndryshon shumë shpejtë ngjyrën dhe formën.

Në videon e xhiruar mbi qytetin Hallsville të Teksasit muajin e kaluar gruaja që eshte dhe autorja deklaroi se nuk e kishte idenë se çfarë ishte ai objekt pasi rritej dhe dukej gjithnjë e më i çuditshëm.
Ajo po ashtu tha se objekti ndryshonte ngjyrën, ndërsa është interesant fakti se karakteristika të njëjta kishte edhe objekti i xhiruar mbi qiellin e Ganës më 14 tetor të këtij viti dhe ai i xhiruar po të njëjtën ditë mbi qiellin e Bangalores në Indi.
Vetëm një ditë më parë, më 13 tetor, e njëjta dukuri ishte regjistruar edhe në qiellin e Ventotenit, një ishull i vogël në Itali.

Komentoni këtë kuriozitet