UFO-t u dukën prapë!

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 21-10-2011

0

Entuziasti i përjetshëm i UFO-ve, Michael Cohen dëshmoi edhe një herë se jashtëtokësorët vizitojnë Tokën dhe po shohin nëse jemi gati për të na shpëtuar nga planeti ynë.

Videoja e postuar është bërë nga një grua në Brazil, në rajonin i cili sipas Cohenit është njëri prej vendeve më të vizituara të jashtëtokësorëve dhe shkencëtareve amerikanë në kërkim të së vërtetës.

Në videon e incizuar më 20 shtator 2011 shihet një objekt i cili duket si pjatë fluturuese duke qëndruar pezull në qiell. Gjykimi i kësaj videoje është i shumanshëm, derisa disa mendojnë se ky është mashtrim, të tjerët janë të sigurt se kjo është edhe një dëshmi e pranisë jashtëtokësore në Tokë.

Në këtë mes bën pjesë edhe Cohen i cili beson se “vëllezërit tanë nga një galaktikë tjetër”, siç i quan ai, po përcjellin me shumë kujdes qeniet njerëzore dhe po vërtetojnë nëse jemi të gatshëm për të na shpëtuar.

Cohen thotë se jashtëtokësorët do të na lirojnë nga lakmia, korporatat, politika dhe religjioni, faktorë që sipas mendimit të tij po e shkatërrojnë njerëzimin. Videon interesante dhe interpretimin e Cohenit mund ta shihni këtu:

httpv://www.youtube.com/watch?v=vur2SYZ8NzA&feature=player_embedded

Komentoni këtë kuriozitet