Zbulohet hibridi i parë në botë mes “nesh” dhe Neandertalit

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 03-04-2013

0

Mbetjet kockore te zbuluara ne MezzenaQë tek ne ka pak Neandertal, ky është një fakt tashmë i pranuar, ashtu siç është i njohur fakti se njeriu modern në të shkuarën është kryqëzuar si me këta, ashtu edhe me një specie tjetër hominidësh, të quajtur Denisoviani.Të dhëna të reja interesante janë zbuluar pas rikrijimit të mbetjeve kockore të një hibridi që mendohet të jetë i pari Homo-sapines-Neandertal që është zbuluar ndonjëherë.

Historia fillon në vitin 2006, gjatë rishikimit të koleksioneve të Muzeut të Historisë Natyrore të Verona. Një grup fragmentesh kockore, të cilat nga një ekzaminim fillestar dukeshin si eshtrat e një Homo-sapiens tërhoqën vëmendjen e studiuesve. Por analizimi i mëtejshëm i këtyre mbetjeve prej disa studiuesve dhe antropologëve italianë tregonte se disa prej tyre kishin karakteristika të Neandertalit, sekuenca e ADN e njërit prej fragmenteve ishte ajo enjë Neandertali.

Zbulimi kishte të bënte me rezultatet e studimit të një nofulle shumë të veçantë të gjetur në Mezzena, afër Veronës, në Itali. Nga pikëpamja morfologjike, nofulla është “sapiens”, por nuk është kështu ADN e saj. Me fjalë të tjera, nofulla është e fortë dhe e formuar, dhe jo e pakuptueshme siç është karakteristike e Neandertalëve, dhe megjithatë treguesit gjenetikë thonë se i përket pikërisht këtij lloji, pra Neandertalit

Ka ende shumë gjëra për të kuptuar, – thotë antropologu David Caramelli, që ka studiuar këtë rast. — Fillimisht mund të mendohej për një mbetje skeletike të një sapiensi shumë arkaik. Megjithatë, analizat e ADN-së kanë përcaktuar se nofulla e zbuluar është e një Neandertalit. Një hibrid, ndoshta? Kjo është një hipotezë e besueshme. Për të qenë të sigurt, megjithatë, duhet të analizojmë gjenomin e specieve të Neandertalëve të vjetër, që kanë jetuar rreth 100-130.000.000 vjet më parë, kur – siç e dimë – Homo sapiens nuk kishte dalë ende nga Afrika, dhe mes dy llojeve nuk ‘ishin të njohura raste të kontaktit “, – vazhdon ai.

“Ajo që ne e dimë, megjithatë, – thotë studiuesi, – duke qenë se analiza ka të bëjë me ADN mitokondriale, e cila kalohet nga nëna, është se hibridi mund të jetë krijuar nga kryqëzimi mes një Homo sapiens dhe një Neandertali femër”.

Komentoni këtë kuriozitet