Zbulohet merimanga më e madhe në botë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-10-2009

1

Zbulohet merimanga më e madhe në botëTrupi i merimangës “Nephila Komaci”, e cila është gjetur në ishullin afrikan të Madagaskarit, arrin madhësinë e 12 centimetrave, gati sa pëllëmba e dorës së njeriut. Ndërsa rrjeta e kësaj merimange mund të kapë diametrin e 1 metri.

Kjo lloj merimange i përket familjes Nephila, e cila është një familje merimangash që arrin të prodhojë rrjeta me ngjyra mëndafshi dhe ari. “Merimangat femra të familjes Nephila janë merimangat më të mëdha që janë gjetur ndonjëherë nga ndonjë biolog.

Ne jemi shumë të kënaqur që e gjetëm prototipin më të madh që është zbuluar ndonjëherë”, pohoi biologu slloven Kuntner.

Gjithashtu ai pohoi se kjo merimangë gjigante, pavarësisht përmasave të pazakonta, nuk është helmuese për njeriun. Merimanga u quajt me emrin Komaci, i cili është emri i kolegut dhe mikut të ndjerë të biologut Matjaz Kuntner.

Biologu  Komaci e kishte ndihmuar Kuntnerin që të vazhdonte studimet mbi llojet e merimangave. Ai vdiq para disa kohësh në një aksident automobilistik.

Komentet (1)

SHUME PER TE QESHUR

Komentoni këtë kuriozitet